Kompanitë Kineze po zhvillojnë Chatbot-e

SHFLETO
Annamorea Tiara Nixha
31.08.2023 12:45
Loading Icons...

Katër kompani kineze, përfshirë Baidu Inc dhe SenseTime Group, kanë publikuar chatbot-e të tyre pas miratimit qeveritar.

Baidu ka publikuar chatbot-in e tyre “Ernie Bot”, ndërsa SenseTime ka prezantuar “SenseChat”.

Kompanitë Baichuan dhe Zhipu AI gjithashtu kanë njoftuar për chatbot-at e tyre që publikohen në gusht.

How To Create Effective Chatbot Design: 7 Important Steps

11 firma, përfshirë ByteDance dhe Tencent Holdings, kanë kërkuar leje për të zhvilluar produkte me inteligjencë artificiale.

Kina kërkon nga kompanitë të sigurojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje përpara se të publikojnë produkte të tilla në treg.

Vendimi i qeverisë kineze për lejimin e produkteve erdhi pas publikimit të rregullave më 15 gusht.