
Numri i kompanive aktive në Shqipëri u rrit me 5.6 për qind në 125 mijë e 222 në vitin 2022, vërejti zyra e statistikave INSTAT.
Qarkullimi total vjetor i sipërmarrjeve aktive, pa përfshirë fermerët, arriti në 4.5 miliardë lekë (44.4 milionë dollarë/41.3 milionë euro), tregojnë të dhënat e INSTAT.
Në sektorin e shërbimeve, 43 mijë e 885 kompani ushtronin aktivitet në tregtinë me pakicë dhe shumicë.
Prodhuesit e shërbimeve përbënin 86,5 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në vitin 2022.
Ndërmarrjet e huaja përbënin 5.3 për qind të numrit total të firmave aktive, duke rënë nga 5.6 për qind në vitin 2021.
Ato punësonin 12.5 për qind të të gjithë të punësuarve në kompanitë aktive.
Ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 50 punonjës përbënin 1.6 për qind të numrit total të sipërmarrjeve në Shqipëri, duke punësuar 50.6 për qind të të gjithë të punësuarve në kompanitë aktive, nga 51.1 për qind në 2021.
Gati gjysma e totalit janë të regjistruara në Tiranë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia bllokon rrugën e urës së Shkozës, shkak çarja e një tubi gazi në karburant
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
Raporti i ESET-it konfirmon identitetin e hakerëve iranianë që shënjestruan Shqipërinë
Lajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike