Film

Kompania ikonë e Hollivudit, Paramount bie dakord për një marrëveshje prej 28 miliardë dollarësh


Një nga kompanitë më të vjetra të Hollivudit, Paramount Global, ka rënë dakord të bashkohet me studion e pavarur të filmit Skydance Media.

Sipas marrëveshjes, kryetarja jo-ekzekutive e Paramount Shari Redstone do të shesë aksionet kontrolluese të familjes së saj në kompani në një transaksion kompleks që do të rezultojë në një firmë të re me vlerë rreth 28 miliardë dollarë (21.9 miliardë paund).

Kjo shënon fundin e një epoke për familjen Redstone, patriarku i ndjerë i së cilës, Sumner Redstone, transformoi një zinxhir kinemash me makinë në një perandori të madhe mediatike.

Si dhe Paramount, grupi përfshin rrjetet televizive CBS, Comedy Central, Nickelodeon dhe MTV.

“Shpresa jonë është që transaksioni Skydance do të mundësojë suksesin e vazhdueshëm të Paramount në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi”, tha Redstone në një deklaratë.

Sipas kompanisë, kanalet e saj televizive kanë një shtrirje globale prej mbi 4.3 miliardë abonentë në më shumë se 180 vendesh, shkruan BBC, transmeotn AlbanianPost.

Bashkimi do të kombinonte Paramount, shtëpia e filmave klasikë si “Chinatown” dhe “Breakfast at Tiffany’s”, me partnerin e tij financiar në disa shfaqje të mëdha të fundit, duke përfshirë “Top Gun: Maverick” dhe “Star Trek Into Darkness”.

Sipas marrëveshjes, Skydance do të investojë rreth 8 miliardë dollarë në Paramount, duke përfshirë pagesën e 2.4 miliardë dollarëve për National Amusements, që kontrollon grupin.

National Amusements zotëron vetëm 10% të aksioneve të Paramount Group, por përbën pothuajse 80% të të drejtave të saj të votës.

Paramount tha se pritet të mbyllë marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Po ashtu, Paramount Global gjurmon origjinën e saj më shumë se një shekull që nga themelimi i Paramount Pictures Corporation në 1914.

Studio ka bërë shumë filma të suksesshëm, duke përfshirë serialet “Godfather”, “Star Trek” dhe “Mission: Impossible”, pos tjerash.

Por gjigandi i argëtimit ka luftuar gjatë dekadës së fundit. Aksionet e Paramount Global kanë rënë me më shumë se 75% në pesë vitet e fundit.

Skydance është në pronësi të David Ellison, djalit të Larry Ellison, i cili themeloi gjigantin amerikan të teknologjisë Oracle.

Njoftimi erdhi pas tetë muaj negociatash që panë Redstone duke mbajtur bisedime me një numër partnerësh të mundshëm, duke përfshirë Sony dhe firmën e kapitalit privat Apollo.

Në prill, shefi ekzekutiv i Paramount, Bob Bakish u largua nga kompania pasi u përplas me Redstone për marrëveshjen e planifikuar të Skydance.

Marrëveshja vjen ndërsa industria globale e argëtimit po transformohet nga revolucioni i transmetimit të videove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore