Kosova

Kolonë e gjatë në vendkalimin kufitar Merdarë – Mbi 4 orë pritje


Merdarë - Pika e kalimit kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Republikës së Kosovës (QKMKK) e cila monitoron hyrje daljet në pikat kufitare të Kosovës, thotë se kolona në dalje nga Kosova në Merdarë arrin deri në dy kilometra, ndërsa pritja është deri në katër orë e gjysmë.

Sipas listës së QKMKK-së e cila përpunohet thuajse çdo orë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurta.

Në këtë pikë kufitare, mërgimtarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova, pasi kolona shkon deri në 1.7 kilometra.

Në Mutivodë, pritjet janë deri në 70 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 500 metra.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës (QKMKK)

Fluks edhe më i vogël është regjistruar në Jarine në dalje të Kosovës, ku kolonat janë të gjata deri në 200 metra, ndërsa pritjet janë deri në 35 minuta.

Ndërsa ën Muçibabë pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa kolona është e gjatë rreth 50 metra.

Ndërsa pikat e tjera kufitare nuk shënojnë pritje më të gjata se pesë minuta, ndërsa sipas QKMKK-së nuk shënohet ndonjë kolonë.

Kurse për hyrje në Kosovë, nuk është regjistruar ndonjë kolon në asnjërën nga pikat kufitare të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore