Shqipëria

Kolegji Zgjedhor plotësohet, Hasa zëvëndëson Vokshin


Foto Ilustruese

Kolegji Zgjedhor, të premten e 21 janarit ka zgjedhur gjyqtaren e re, Blerona Hasa, duke plotësuar kështu vakancën që ishte krijuar pas largimit të Asim Vokshit.

Ky i fundit është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë. Zgjedhja e Hasës u bë me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarja Blerona Hasa përmbysi 'barrën e provës' në KPK – Reporter.al

Konkretisht Kolegji Zgjedhor përbëhet nga tetë anëtarë, Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri dhe Blerona Hasa.

Kolegji Zgjedhor shqyrton procesin zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore