Lajme

Kolapsi i kriptove mbush tregun me Rolex dhe Patek


Rënia e kriptomonedhave po lehtëson ofertën e orëve më të kërkuara në tregun e dorës së dytë, duke ulur çmimet për modelet e vështira për t’u blerë Patek Philippe dhe Rolex.

“Furnizimi me orë ekskluzive si Rolex ‘Daytona’ ose Patek ‘Nautilus 5711A’ tani është shumë më i madh”, njoftoi platforma e tregtimit të orëve në internet Chrono24 në një deklaratë të dërguar me email.

Rënia e fundit në vlerësimet e kriptomonedhave “ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e orëve luksoze nga markat si Rolex dhe Patek Philippe”, tha kompania, e cila është e vendosur në Karlsruhe, Gjermani, dhe ka më shumë se gjysmë milioni orë të listuara për shitje në faqen e saj të internetit.

Rolex Daytona

Rënia e çmimit për modelet më të kërkuara është treguesi më i fundit se tregu i dorës së dytë i orëve luksoze dikur në rritje ka filluar të humbasë ritmin. Rritja e vlerësimeve për kriptovalutat kishte krijuar një klasë të re blerësish luksi, duke çuar në një rritje të paprecedentë të çmimeve për modelet, veçanërisht nga markat si Rolex, Audemars Piguet dhe Patek.

Tani që shumë argumente digjitale janë drej rënies, këta konsumatorë po shkojnë në drejtim të kundërt.

CEO i Chrono24, Tim Stracke tha se vëllimet e tregtimit në platformë, e cila lidh tregtarët ose shitësit privatë me blerësit, janë rritur më shumë se 50% në gjysmën e parë të vitit.

Çmimi i një Patek Philippe Nautilus 5711A, i cili shitet për rreth 35 mijë dollarë me pakicë, u rrit në 240 mijë dollarë në tremujorin e parë, sipas Chrono24.

Patek “Nautilus 5711A”

Tani ora sportive prej çeliku me nuanca blu kushton rreth 190 mijë dollarë.

Chrono24 ka parë rritje të çmimeve për orët si Girard-Perregaux Laureato si dhe shumë modele Cartier dhe Breitling. Kërkesa është rritur gjithashtu për pothuajse të gjitha modelet nga koleksioni Omega Speedmaster, rezultat i një bashkëpunimi me markën simotër Swatch, tha Chrono24.

Chrono24, i cili po shqyrton një IPO të mundshme, tha se pret një rritje të mëtejshme në shitjet e përgjithshme të kryera në sit në gjysmën e dytë të vitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore