Kosova

Koha që Bideni ta presë Osmanin në Shtëpinë e Bardhë, thotë Joseph


Edward Joseph

Edward Joseph, ligjërues universitar dhe njohës i rrethanave politike në rajon, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën në mbrëmje, tha se tani është koha që presidenti amerikan, Joe Biden, ta presë presë për vizitë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Shtëpinë e Bardhë.

Kërkesa e Joseph që vizita e Osmanit në Zyrën Ovale në futet në agjendë të politikës së jashtme amerikane erdhi pas një bisede telefonike që presidentja kosovare zhvilloi me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, mbi zhvillimet e fundit në dialog.

“O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjal të fortë për bashkërendimin SHBA-Kosovë për çështjet kyçe. Në këtë moment kyç të marrëdhënieve, është koha që presidentes Osmani t’i vihet mbi tryezë një vizitë në Zyrën Ovale”, shkroi analisti amerikan që mbulon politikën e jashtme amerikane.

Osmani dhe O’Brien zhvilluan të hënën vonë një bisedë telefonike mbi zhvillimet e fundit në procesin integrues të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, ata diskutuan edhe për nevojën e zbatimit të plotë e të shpejtë të Marrëveshjes Bazike midis Kosovës dhe Serbisë në dialog.

“Unë theksova rëndësinë e të punuarit së bashku me aleatët tonë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Ne diskutuam gjithashtu për hapat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, shkroi Osmani.

Osmani dhe O’Brien folën edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, nëpërmjet së cilës autoritetet kosovare synojnë të ndalojnë përdorimin e dinarit brenda territorit, ndërsa O’Brien përmendi veçanërisht punën rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Ne diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare për përfitim të të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë edhe komunitetin i pakicës serbe, dhe që palët t’i përmbushin të gjitha detyrimet e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi O’Brien diplomati i lartë amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore