Përballje

Koha për t’u vendosur superkampioni gjerman


Luhet sot finalja e Superkupës së Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Në “Signal Iduna Park” të Dortmund-it, fituesit e kupës presin kampionët e ligës.

Dortmund-i i Haaland-it apo Bayern-i i Lewandowski-t, dy sulmuesit në formë shumë të mirë, vijnë përballë njëri tjetrit.

Mirëpo, të dy skuadrat përballen me shumë mungesa, shumica për shkak të lëndimit.

Te verdhezinjtë e Marco Rose-s, mungojnë tetë futbollistë.

Ata janë: Brandt, Coulibaly, Guerreiro, Hummels, Meunier, Morey Bauza, Schmelzer dhe Zagadou.

Kurse në anën tjetër, Julian Nagelsmann nuk do të ketë në dispozicion Hernandez, Pavard, Roca dhe Tolisso.

Të dy trajnerët janë në vetëm ndeshjet e dyta zyrtare me klubet e tyre.

Dortmund e Rose-s vjen pas fitores 5-2 përballë Frankfurt, kurse Bayern-i i Nagelsmann pas barazimit me Gladbach-un.

Kjo finale është e pesta në gjashtë vitet e fundit mes këtyre skuadrave.

Bayern janë “mbretërit” e Superkupës, me tetë tituj në total.

Donyell Malen, blerja e re e Dortmund-it, do të përballit me mbrojtësin e ri të Bayern-it, Dayot Upamecano. Të dy futbollistët synojnë një fillim sa më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore