Lajme

“Kobra” përfundon seancën fillestare, deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren


Dibran Hoxhaj.

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, në seancën fillestare të së enjtes është deklaruar i pafajshëm në rastin e vrasjes në Prizren, ku ai dhe katër persona të tjerë akuzohen për vrasjen e të riut nga Kukësi që ndodhi më 3 janar të 2023-ës.

Pas shqyrtimit fillestar, ai u përjashtua nga salla e gjyqit, kjo pasi sipas trupit gjykues Kujtim Krasniqi, i njëjti prishin rendin para Gjykatës duke iu drejtuar me zë të lartë njërit prej të akuzuarve.

Edhe katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë deklaruar të pafajshëm.

Më 20 shkurt, Prokuroria Speciale (PS), kishte ngritur aktakuzë kundër Hoxhës, e po ashtu ndaj katër personave të tjerë me inicialet R,S., A.V., B.M dhe J.B.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj për gjashtë personat e dyshuar për vrasje të rëndë në Prizren më 3 janar.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Hoxha, ka qenë i dënuar 16 herë, ai është i njohur me pseudonimin “Kobra”.

Madje, nga Gjykata Themelore në Prizren, kanë bërë të ditur se i njëjti ka ende aktive një lëndë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 153, par. 2 të Kodit Penal.

Më 29 qershor, Gjykata tre të dyshuarve të tjerë, Arben Vezaj, Jesmir Bqadalli dhe Burim Mazrekut ua kishte zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe paraqitje në stacion policor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore