Sport

Klubet italiane kërkojnë transferimin e Greenwood


Mason Greenwood nuk është më në planet e Manchester United, andaj ai pritet të largohet në verën e ardhshme nga “Old Traford”.

Ai ka qenë i pezulluar nga “Djajtë e Kuq” që nga janari i vitit të kaluar, për shkak se u arrestua për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Megjithatë, 21-vjeçari u shpall i pafajshëm me këtë akuzë, por nuk pritet të rikthehet në Manchester pasi që ndihet i tradhtuar për mënyrën se si ata e trajtuan.

Në këtë mënyrë, mediat në Angli shkruajnë se Juventus, Milan dhe Roma janë të interesuara për ta transferuar talentin anglez.

Mediumet angleze madje shkruajnë se përfaqësuesit e klubeve të lartcekura tashmë kanë zhvilluar bisedime me agjentët e lojtarit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i Greenwood, i cili shihej si një nga talentët më të mëdhenj në Evropë, para se të arrestohej.

Kujtojmë që para se t’i mbushte 20 vjeç, Greenwod luajti 129 ndeshje me fanellën e Manchester-it, prej të cilave ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore