Sport

Klubet e mëdha nga Premier League synojnë zbulimin e Villarreal


Sulmuesi anësor, Alex Baena është zbulimi i këtij fillim sezoni për skuadrën e Villarreal-it. Spanjolli u mbajt në ekip, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te Girona.

21-vjeçari është protagonist i padiskutueshëm me “Nëndetësen e Verdhë”, teksa ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime në 10 ndeshjet e para.

Forma e mirë e anësorit ka bërë që klubet e mëdha nga Premier League ta vendosin menjëherë në fokusin e tyre.

Sipas mediave spanjolle, Baena tashmë është në radarët e Liverpool dhe Manchester City. Megjithatë nuk përjashtohen as Arsenal me Chelsea.

Futbollisti ka kontratë me Villarreal deri në verën e 2025. Klauzola e tij e lirimit është 35 milionë euro.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore