Shqipëria

KLSH kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Buxhetit në Komisionin e Ekonomisë


Këshilli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë shkarkimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Sipas KLSH, Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë.

Kërkesa e KLSH-së qëndron në largimin e saj nga shërbimi civil, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit.

Sakaq, gjatë debatit, deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka ftuar Dhëmbin për të bërë një ballafaqim të saj me KLSH-në në Komision.

“E kemi kërkuar sepse Dhëmbi nuk është person dosido. Në dijeninë tonë nuk ka precedent të tillë për një punonjëse me një formulim të tillë”, ka thënë Shalsi.

Por Partia Demokratike është kundër, pasi përfaqësuesit e saj kanë thënë se po shkelet rregullorja, sepse nuk mund të raportojë një nëpunës në Komision e Ekonomisë.

Kjo pasi nuk parashikohet.

“Është një precedent i pabazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës për pretendimet e tyre”, ka thënë Arben Shehu.

“Ne kemi detyrim raportimin vjetor, jo çështje të tjera”.

Lajm në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore