Sport

Klopp e konfirmon largimin e radhës nga Liverpool-i


Aventura një-vjeçare e Arthur Melo-s te Liverpool-i do të përfundojë këtë verë.

Largimin e mesfushorit brazilian e ka konfirmuar vetë trajner i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

“Do të doja t’i uroja më të mirën Arthur-it pasi periudha e tij e huazimit po përfundon – profesionalizmi dhe aftësia e tij ishin të qarta për të gjithë ata që punuan me të”, ka thënë se fundmi tekniku gjerman, duke konfirmuar që Melo do të largohet.

Kujtojmë që 26-vjeçari pati një sezon të tmerrshëm me skuadrën e “The Reds”, duke luajtur vetëm në 256 minuta në katër ndeshje, prej të cilave asnjë nuk ishte në Premier Leauge.

Ai do të rikthehet te skuadra e Juve-s, por me gjasë edhe nga aty pritet të largohet për shkak që nuk është as në planet e bardhezinjve.

Melo ishte futbollist i Barcelonës që nga viti 2018, kur ishte transferuar nga skuadra braziliane, Gremio, për shumën e 31 milionë eurove.

Ai më pas iu bashkua Juventus-it dy vite më vonë me disa shkëmbime futbollistësh, ku sipas “Transfermarkt” vlera e transferimit të tij e kapi shumën e 76 milionë eurove.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Liverpool-i njoftoi edhe largimin e katër futbollistëve gjatë kësaj vere.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore