Klinika Oftalmologjike dhe e Kirurgjisë “vërshohet” nga uji – ndërpriten shërbimet për pacientë

Jo për të parën herë Klinika e Kirurgjisë dhe ajo Oftalmologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të shumta nga shiu.
Pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Oftalmologjike kanë raportuar për Albanian Post se nuk janë duku pasur mundësi të marrin shërbimin për të cilin edhe janë paraqitur në këtë klinikë.
Të njëjtit kanë thënë se për rrjedhjen e ujit askush nuk është duke ndërmarr asgjë, ndërsa kjo po krijon vështirësi që pacientët edhe të kalojnë nëpër ambientet e vërshuara.
Albanian Post, ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe është në pritje të përgjigjes nga ky institucion.
Me probleme të ngjashme në të kaluarën ishte ballafaquar edhe Klinika Onkologjike, ajo e Pulmologjisë si dhe laboratori i pediatrisë.
Në bazë të Ligjit për shëndetësi, SHSKUK-ja ka për detyrë që të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor duke synuar performancë, efiçiencë dhe efikasitet sa më të lartë të shërbimeve për pacientët në pajtim me Ligjin për shëndetësi, por jo gjithmonë arrihet.
SHSKUK-ja është institucion unik shëndetësor dhe përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor(sekondar) dhe tretësor (terciar) të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë si njësi organizative në pajtim me Ligjin për shëndetësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet adoleshenti, pasi grabiti dy persona me pistoletë lodër
-
Pretendimi i “DeepCapture”: Smith kërkoi ryshfet prej 100 milionë dollarësh
-
GTA VI: Nga twerk majë makinave te flamingot, gjithë ekstremet e Miami-t në një videolojë
-
Liberali argjentinas Milei do të marrë presidencën, me krizën ekonomike në fokus
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Aeroporti “Nënë Tereza”, një ndër pesë aeroportet që kanë regjistruar rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal