Zgjedhjet në Kosovë

Klinë: Zenun Elezaj fiton mandatin e dytë


Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për kryetar të komunës së Klinës, në garën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari aktual, i cili ka kandiduar për mandatin e dytë, Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të dal i pari me 55.11% ose 7 mijë e 866 vota.

Ndërsa, kundër kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Esat Raci ka arritur t’i marr 44.89% ose 6 mijë e 406 vota.

Ndërkohë, në raundin e parë, Zenun Elezaj kishte dalë i pari me 7 mijë e 531 vota ose 43,33 për qind, ndërsa i dyti ishte Esat Raci, me 4 mijë e 766 vota ose 27,42 për qind.

Pra, edhe për katër vitet e ardhshme, komuna e Klinës do të udhëhiqet nga Zenun Elezaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore