Lajme

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi – “Nuk përzihemi në politikë”


Mitrpoliti i Kishë Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije

Mitrpoliti i Kishë Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi “nuk e ndan popullin” duke i parë ato përmes lenteve të përkatësive partiake ose nacionale si “serbë dhe malazezë”.

“Le të deklarojnë si të dojnë, ne jemë vëllezër dhe jemi një. Dhe e kemi trashëgimi nga etërit tonë, të mbahemi për dashurinë e njëri tjetrit”, ka thënë Joanikije në liturgjinë e mëngjesit në Kishën e Ringjalljes së Krishtit në Mal të Zi.

Sipas portalit fetar “mitropolija”, Joanikije ka deklaurar se “në këto kohë shohim konfuzionin e popullit, dhe vullgaritetin e politikës”.

“Duhet të qëndrojmë larg këtyre gjërave. Shumë po habiten sepse Kisha nuk do të merr pjesë në këto vullgaritete, se çfarë do të thonë peshkopët e priftërinjët”.

Joanikije siguron se Kisha ndjek vetëm “rrugën e Krishtit”, dhe “jo politikën”.

“Asgjë e mirë s’do të bie nga ndarja. Natyrisht, ne respektojmë të gjithë dhe shërbimin e të gjithëve. Duhet të ketë parti dhe politikë, por politika jonë është të jemi me Krishtin, dhe në rrugën e tij”, ka deklaruar.

Vëmendja është kthyer nga Kisha Ortodokse Serbe, dhe Marrëveshja Bazë që pritet të nënshkruhet mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i ka bërë thirrje institucionit më të madh fetar në vend që të nënshkruajnë marrëveshjen dy-palëshe.

Hierarku më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka thënë se për faktin se kjo qeverie pritet të bie më 4 shkurt, nuk dëshirojnë të nëshkruajnë një marrëveshje konkluzionet e së cilës mund të sfidohen menjëherë pasi të bie qeveria.

Ai ka zhvilluar takim në Beograd edhe më zv/kryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili e ka siguruar se Marrëveshja Bazë do të jetë gati dhe “e harmonizuar në interesin e të dyja palëve”, kur të formohet qeveria e re e pakicës së propozuar nga ai.

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi, që udhëhiqet nga Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, vazhdon të ketë qëndrimin e kahershëm ndaj Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e konsiderojnë vetëm si “instrument politik” të shtetit Serbisë, për të shtrirë ndikimin dhe për të minuar shtetin dhe identitetin malazez përmes mjeteve fetare.

Sipas censusit të vitit 2011, 70 përqind e qytetarëve të Malit të Zi janë të krishterë ortodoksë dhe ndjekin Kishën Ortodokse Serbe, përkundër 30 përqindëshit tjetër që ndjekin Kishën Ortodokse Malazeze.

Kisha Ortodokse Malazeze nuk gëzon pajtimin dhe njohjen e Kishës Ortodokse Serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore