Lajme

Kisha Ortodokse Serbe kërkon zgjedhje të reja në Mal të Zi – kundërshton inicativën e Abazoviçit


Kisha Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me situatën politike përmes së cilës bëjnë të ditur se nuk pajtohen që të mos ketë zgjedhje të reja në Mal të Zi, dhe se janë kundër formimit të një qeverie të pakicës nga Dritan Abazoviç.

“Lufta për lirinë e besimit nuk ka përfunduar ende dhe se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka pësuar shpifje dhe padrejtësi të neveritshme nga regjimi i dikurshëm, përfaqësuesit politikë të të cilit përhapin urrejtje dhe intolerancë kundër kishës tonë”, shkruan deklarata, transmeton gazeta “Antenam”.

KOS-së thotë se “për shkak padrejtësive” ata janë të dëmtuar “edhe sot nga mbetjet e regjimit të dikurshëm”.

“Zgjidhjen e problemeve sociale ekzistuese nuk e shohim në rikthimin e ish-qeverisë, as përmes mbështetjes për një qeveri të pakicës”.

“Si do t’i zgjidhin problemet e akumuluara shoqërore dhe do të zbatojnë standardet e qytetërimit ata që kërcënojnë me persekutim të ri të Kishës, deportime priftërinjsh dhe rrëmbim shenjtorë, të dashur vëllezër e motra!? A e vëreni se si këto ditë ata me përulësi dhe dashuri u ofrojnë dhuratat e sotme popullit të Malit të Zi që mbrojti shenjtorët e tyre prej tyre?”.

“Fitorja ndaj regjimit të mëparshëm perëndimor më 30 gusht 2020 nuk solli zgjidhje për të gjitha problemet e shoqërisë, por prandaj është një kthesë e madhe demokratike”, vijon deklarata.

“Prandaj jemi të bindur se vullneti i popullit duhet të ruhet dhe të respektohet. Një qëllim i mirë mund të arrihet vetëm me mjete të mira. Nuk është qëllimi ynë që të pengojmë proceset shoqërore dhe në këtë kuptim presim që politikanët fitues nga zgjedhjet e fundit parlamentare të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për këtë ose një qeveri të re, e cila së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje bazë me Kishën Ortodokse Serbe”.

“Kjo do të kontribuonte në qetësimin e tensioneve në Mal të Zi dhe arritjen e barazisë së të gjitha feve në vendin tonë”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore