Sport

Kingsley Coman-i pranë rinovimit me Bayern Munich-un


Anësori francez, Kingsley Coman, duket se së shpejti do të rinovojë kontratën me Bayern Munich-un. Sipas francezes, “L’Equipe”, 25-vjeçari do të rinovojë ditët e ardhshme.

Kontrata aktuale e Coman-it përfundon në verën e 2023. Me kontratën e re ai do të mbetet bavarez deri në verën e 2027. Ndërsa, paga e tij do të shkojë në rreth 17 milionë euro bruto në sezon.

Lojtari i dalë nga akademia e PSG-së, u bë pjesë e gjermanëve në gushtin e 2015. Bayern-i pagoi 20 milionë euro te Juventus-i për të marrë shërbimet e francezit.

25-vjeçari numëron 218 paraqitje, në të gjitha kompeticionet me Bayern-in. 46 gola dhe 54 asiste mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore