Stil

Kinezët e kthejnë vëmendjen te mallrat e përdorura luksoze


Në Kinë, ngadalësimi ekonomik i nxitur nga pandemia po rezulton në rritje të kërkesës së mallrave luksozë të përdorur.

Zhu Tainiqi, themeluesi me bazë në Shanghai i ZZER që merret me rishitjen e këtyre produkteve, tani po kërkon hapësirë për dyqane për të zgjeruar biznesin.

Ish-sipërmarrësi po sheh një rritje të njerëzve që kërkojnë të shesin çantat e tyre Hermes Birkin ose orët Rolex për të mbledhur para.

“Gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm se mund të shesin mallra luksoze për disa para”, ka thënë Zhu.

Sipas tij, numri i njerëzve që nxjerrin mallrat e tyre në shitje në ZZER është rritur me 40 për qind deri më tani krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tani platforma ka 12 milionë anëtarë dhe pret të shesë pesë milionë mallra luksoze këtë vit.

Trendi tregon një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e mallrave luksoze të Kinës prej 74 miliardë dollarësh, ku nën-segmenti i mallrave luksozë të përdorur ka qenë i ngadalshëm.

Këtë, kundrejt tregjeve të tjera si Japonia dhe SHBA-të për shkak të një preference për risinë dhe frikën e blerjes të një produkti fals.

Por kjo mund të ketë pasoja për strategjitë e përqendruara në Kinë të prodhuesve të mëdhenj të mallrave luksoze në botë, të cilët po përballen me zbutjen e kërkesës në tregun kryesor.

“Mendoj se për shkak të interesit të Kinës kjo mund të lëvizë vërtet tregun që disa marka të mendojnë se si do ta trajtojnë rishitjen dhe çfarë roli do të luajnë në të gjithë procesin”, ka thënë analistja Iris Chan.

Sipas ekonomistëve, tregu i mallrave të përdorur luksozë në Kinë pritet të rritet në 30 miliardë dollarë në vitin 2025 nga tetë miliardë dollarë në vitin 2020.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore