Lajme

Kina i shpall të paligjshme të gjitha transaksionet e kriptomonedhave


Kina i ka bёrё tё gjitha transaksionet e kripto-monedhave tё paligjshme, përfshirë dhe ato të emblemës së shumënjohur Bitcoin.

Lajmin e bёri tё ditur në një njoftim, të premtem e 24 shtatorit Banka Qendrore e Kinёs.

“Aktivitetet e biznesit të lidhura me monedhën virtuale janë aktivitete financiare të paligjshme”, tha Banka Popullore e Kinës, duke paralajmëruar se lejimi i tyre “rrezikon seriozisht sigurinë e aseteve të njerëzve”.

Kina është një nga tregjet më të mëdhenj në botë të kriptovalutave, luhatjet nё tё cilёn ndikojnё shpesh nё tregun global tё tyre, ku vetëm pas njoftimit së Bankës, çmimi i Bitcoin ra më shumë 2 mijë dollarë.

Vendimi shёnoi goditjen e fundit kombëtare të Kinës, ndaj asaj që ajo e sheh si, “një investim të paqëndrueshëm, spekulativ në rastin më të mirё, apo një mënyrë për të pastruar para në skenarin më të keq”.

Tregtimi i kripto-monedhës është ndaluar zyrtarisht në Kinë që nga viti 2019, por ka vazhduar në internet përmes shkëmbimeve të huaja.

Në maj, intitucionet shtetërore kineze paralajmëruan blerësit për të ndaluar tregtimin e Bitcoin, duke njoftuar se zyrtarët qeveritarë do të rrisnin presionin mbi industrinë.

Po ashtu, njoftimi i fundit është treguesi akoma më i qartë se Kina dëshiron të mbyllë tregtimin e kriptomonedhës në të gjitha format e saj.

Nga ana tjetër, në fillim të shtatorit, El Salvador u bë shteti i parë që përdori monedhën virtuale si mënyrën ligjore të shkëmbimit, krahas dollarit amerikan.

Presidenti Nayib Bukele thotë se kriptomonedha do të ndihmojë salvadorianët që punojnë jashtë vendit për të dërguar para në shtëpi.

Megjithatë direkt pas vendimit, mijëra njerëz dolën duke protestuar në rrugët e El Salvador-it.

Demonstruesit kishin frikë se monedha do të sjellë paqëndrueshmëri dhe inflacion në vendin e varfër të Amerikës Latine.

Protestuesit kundër Bitcoin si mjet ligjor, në Autostradën Pan-Amerikane, në San Vicente, El Salvador, 7 shtator 2021.
Migrimi i minierave

Teknologjia e shumë kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, mbështetet në shumë kompjuterë të shpërndarë.

Më tej, përmes tyre, verifikohen dhe kontrollohen transaksionet në një libër të përbashkët gjigant, të njohur si blockchain.

Si shpërblim, “monedhat” e reja u jepen rastësisht atyre që marrin pjesë në këtë proces, të njohur si kripto “minierë”.

Kina, me kostot relativisht të ulëta të energjisë elektrike dhe pajisjet kompjuterike më të lira, ka qenë prej kohësh një nga qendrat kryesore të botës për minierat.

Aktiviteti është aq i popullarizuar atje, sa lojtarët ndonjëherë kanë fajësuar industrinë për një mungesë globale të kartave grafike të fuqishme, të cilat minatorët i përdorin për përpunimin e kripto-monedhave.

Në shtator tё vitit 2019, Kina përbënte 75% të përdorimit të energjisë në botë të Bitcoin. Deri në prill të vitit 2021, ajo kishte rënë në 46%.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore