Sport

Kina fiton edhe një medalje të artë në garën e trampolinës për femra


Në garën e trampolinës për femra, ZHU Xueying nga Kina morri 56.635 pike ku mposhti bashkatdhetaren e saj LIU Lingling me 56.350 pikë për të fituar medaljen e artë.

Fituesja e medaljes së argjendtë në Rio 2016 Byrony Page nga Britania e Madhe morri medaljen e bronztë me rezultat prej 55.735 pikësh.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë medalje të tretë për dy herë kampionen e Lojërave Olimpike, kanadezen, Rosie MacLennan, e cila përfundoi e katërta.

Që nga prezantimi i garës së trampolinës në Lojërat Olimpike të vitit 2000, Kina ka fituar shtatë nga 18 medaljet e dhëna.

Kjo është hera e dytë që Kina ka dy gjimnastë në podium dhe Lojërat Olimpike të pesta radhazi në të cilat kombi kinez ka fituar një medalje në këtë ngjarje.

E vetmja herë që Kina nuk fitoi një medalje olimpike në trampolinë individuale të grave ishte në Sidnei.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore