
Presidenti amerikan Joe Biden e quajti Kinën një “bombë me sahat” për shkak të sfidave ekonomike me të cilat po përballet vendi, raporton agjencia “Reuters”.
“Ata kanë disa probleme. Nuk është mirë, sepse kur të këqijtë kanë probleme, ata bëjnë gjëra të këqija”, tha Biden në një tubim politik në shtetin e Utah-ut, sipas botimit britanik.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Pekini është në telashe, duke theksuar se nuk dëshiron të dëmtojë Kinën, por dëshiron një marrëdhënie racionale me atë vend.
Deklaratat e tij i referohen rënies së ekonomisë së Kinës në deflacion, tha agjencia britanike, duke shtuar se Kina mund të jetë duke hyrë në një epokë të rritjes ekonomike shumë më të ngadaltë, me çmime të konsumit dhe paga të ndenjura.
Të mërkurën, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon disa investime amerikane në Kinë në sektorin e gjysmë-përçuesve dhe mikro-elektronikës, sektorin e teknologjisë kuantike të informacionit dhe në fushën e disa sistemeve të inteligjencës artificiale.
Ministria e Jashtme kineze tha se vendimi i autoriteteve amerikane cenon rëndë parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme.
“Ky është një akt që minon rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, destabilizon zinxhirët e furnizimit global dhe dëmton interesat e Kinës dhe SHBA-ve dhe komunitetit global të biznesit”, tha ministria kineze në një deklaratë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes