Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, të premten e 4 shkurtit, ka mirëpritur zgjatjen e Komisionit Parlamentar për inceneratorët.
Përmes një postimi në median sociale Twitter, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, iu bën thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse, “të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura”.
Strengthening democratic institutions & fighting
corruption are US priorities in Albania. We welcome the extension of the parliament commission on incinerators. We urge all relevant authorities & institutions to examine & take appropriate action. We will be watching this closely.— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 4, 2022
Sipas ambasadores Kim, “përgjegjësia është çelësi i demokracisë”.
Ndërsa vë në dukje dhe prioritetet e SHBA-ve në Shqipëri, Kim tha se fokusi i tyre është te “forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit”.
Kujtojmë që Komisioni Hetimor për inceneratorët, që drejtohej nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku, u mbyll më 28 janar.
Sipas Tabakut, ky Komision ka një fitore të vogël, që është arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit, akuzohet drejtpërdrejt nga SPAK për aferën e inceneratorëve.
Arrestimi ka ardhur pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceratorëve.
Por, përveç Kokës, u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com