Pajisje

Kim Kardashian dhe Beats publikuan kufje të frymëzuara nga Skims


Kim Kardashian është duke bashkëpunuar me Beats për të nxjerrë kufje me ton neutral të frymëzuar nga linja e saj SKIMS.

Për bashkëpunimin e saj të parë me markën në pronësi të Apple, Kim  do publikoj Beats Fit Pro, me tre dizajne minimaliste.

Adhuruesit e Beats dhe Kardashian po e duan dizajnin delikat të kufjeve. Kufjet Beats x Kim do të publikohen për publikun me 17 gusht.

Një përdorues i Twitter postoi foto të koleksionit, duke thënë se ne “do të shohim një rritje të madhe në produktet e teknologjisë me këto ngjyra” sepse njerëzit janë “lodhur nga produktet gri dhe metalike”.

Të tjerë iu përgjigjën postimit duke thënë se Kim “sapo e ka thyer kodin” dhe ata duan “një telefon që të përputhet me këtë”.

Sidoqoftë, produktet janë përshkruar si “tre nuanca neutrale të frymëzuara nga stili i saj minimalist dhe SKIMS”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore