Jetesë & Stil

Khloe Kardashian: Flisni me fëmijët tuaj për racizmin


Khloe Kardashian është një figurë publike shumë e përfolur kohët e fundit, sidomos pas ndarjes së saj nga Tristan Thompson.

Megjithatë, Khloe është shumë mirënjohëse ndaj Tristan për vajzën që e tyre, True Thompson.

Këtë herë Khloe, ngre çështjen e diskutimit me fëmijët për racën dhe ngjyrën e lëkurës.

Në një podcast, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shpreh mbi faktin që është një nënë me lëkurë të bardhë, e cila rrit një vajzë me lëkurë me ngjyrë.

“Unë gjithnjë do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem si një mama. Por dukshëm unë nuk jam një grua me ngjyrë. Unë dua që ajo të mësohet me gjithçka dhe t’u bëjë ballë situatave. Unë nuk dua që ajo të jetojë në një flluskë si një vajzë e privilegjuar, por dua t’i njohë të gjitha llojet e jetesave”.

Khloe i dedikoi të atin, Robert Kardashian, një mesazh falënderues për të gjitha këto që ia mësoi.

Khloe nuk u ndal, teksa foli për mënyrën si e trajton ngjyrën e lëkurës në diskutime me vajzën e saj.

“Unë e di që disa njerëz nuk ndihen mjaft komod të flasin me fëmijët e tyre për racën. Ata mendojnë: ‘Ne jetojmë në një flluskë. Ne nuk kemi pse të themi fëmija im ka lëkurë të errët’. Por duhet! Ju po i çoni drejt rrugës së dështimit, duke mos folur me ta për racën e gjëra si këto”.

Me sa duket, Khloe e ka analizuar mjaft mirë këtë çështje. Ajo është përqendruar së tepërmi në rritjen e vogëlushes, në mënyrë sa më të shëndetshme dhe nuk humb rastin të këshillojë edhe prindërit e tjerë lidhur me të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore