Jetesë & Stil

Khloe dhe Trisian në një lidhje


Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë kohë që përfliten për një marrëdhënie të koklavitur. Muajt e fundit ata janë përfolur për rregullim raportesh.

Fansat dyshojnë se ata janë fejuar, mirëpo burime për “Daily mail”, konfirmojnë se raporti i tyre ende nuk ka arritur në atë stad.

 

Së fundmi Khloe ka postuar në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shfaqet shumë tërheqëse. Mes mijëra komenteve, ndjekësve dhe fansave të saj ju ka rënë në sy ai i Tristan Thompson.

“Mbretëresha ime”, ka komentuar basketbollisti në postimin e ish-partneres së tij.

Ajo që e konfirmon rikthimin e dyshes është Kim Kardashian, e cila në episodin e fundit të reality show, tregon se Khloe ka siklet ta pranojë para publikut që është rikthyer me Tristan-in.

“Ajo e vret shumë mendjen për çfarë do të mendojnë të tjerët. Khloe nuk ka qenë kështu, dikur as që i interesonte çfarë thoshin të tjerët për të ”, ka thënë Kim, duke e inkurajuar motrën të mos ndikohet nga fjalët që thuhen për të.

Megjithatë diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen është diamanti që ka vendsour Khloe, të cilin e ka publikuar në një foto në rrjetet sociale.

Sërish komenti i Thompson ka rënë në sy, duke u shprehur   “Uau, bari është prerë në përsosmëri!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore