Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka zhvilluar një stërvitje për kontrollimin e trazirave dhe heqjen e pengesave.
Sipas një komunikate për media, ushtarët grekë nga batalioni i dytë shumëkombësh i Forcës Rezervë Operacionale e realizuan këtë trajnim.
“Ushtarët grekë nga batalioni i 2-të shumëkombësh i Forcës Rezervë Operacionale zhvilluan një stërvitje trajnimi për kontrollin e trazirave dhe heqjen e pengesave në kampin Novo Selo”, kanë njoftuar nga KFOR-i.
Përpos ushtarëve grekë edhe ushtarët hungarezë të KFOR-it ofruan teknika të ndryshme për këtë lloj të trajnimit.
“Stërvitja u mbështet nga ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktike Hungareze i KFOR-it, të cilët i ndihmuan ata të familjarizohen me teknikat, taktikat dhe procedurat specifike për këto lloj ushtrimesh”, thuhet në njoftim.
Tutje potencohet se KFOR-i “vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë”.
Ndryshe, më 12 korrik, Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Petrit Ajeti me të cilët ka diskutuar për situatën e sigurisë.
Takimi i tyre është zhvilluar në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dejona Mihali intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Nagip Krasniqit
-
Rrjepaj në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje
-
Rusia e kishte parashikuar inkursionin e Kurskut muaj më parë, tregojnë dokumentet
-
Intervistimi i Mihalit nga Specialja – Haradinaj: Rrethi i Mafisë Energjetike po ngushtohet