
KFOR-i ka organizuar një garë vrapimi në Mitrovicën Veriore për të ndihmuar financiarisht fëmijët me nevoja veçanta.
Përmes llogarisë së tyre në Twitter, KFOR-i ka njoftuar se ata e kanë organizuar garën, prej 5 kilometrash, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Arsyeja e garës ishte mbledhja e fondeve për pushimet e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku donatorë ishin kontingjenti danez.
Përgjatë garës, arritën të mblidhen një shumë prej afër 6 mijë eurosh.
“Me iniciativën e COMKFOR dhe nënkryetarit të Mitrovicës Veriore, KFOR-i organizoi një vrapim bamirësie prej 5 kilometrash, për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta. Paratë, e dhuruara nga kontigjentit danez, do të përdoren për të organizuar një udhëtim pushimi për fëmijët me nevoja të veçanta”.
With the initiative of COMKFOR and Mitrovica North Deputy Mayor, #KFOR organized a 5k charity run to support children with special needs. The money, reached with the donation of the Danish contingent, will be used to organize a vacation trip for them. pic.twitter.com/plf3AKmswp
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) July 18, 2021
/Albanianpost.com