Lajme

KFOR-i kryen trajnimin “fobia e zjarrit” në Kosovë


Foto nga Misioni Amerikan në NATO.

“Fobia e zjarrit”, është trajnimi i fundit që kanë kryer trupat amerikanë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Trajnimin përpara zjarrit e ka bërë të ditur Misioni Amerikan në NATO, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.

“Nuk është çudi. Është organizuar për aleatët dhe partnerët e NATO-s përpara vendosjes së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ritheksohet se “NATO, po ndihmon në Kosovë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara”.

Mbi 4 mijë trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

KFOR-i është reaguesi i tretë për çështjet e sigurisë, pasi në rend të parë është Policia e Kosovës, pasur nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX).

Përveç këtyre detyrave, KFOR-i zhvillon edhe iniciativa për ngritjen e kapaciteteve me organizatat e sigurisë në Kosovë, siç është transferimi gradual i sigurisë për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore te Policia e Kosovës.

Edhe më 30 dhjetor, ushtarët italianë të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje specifike që ka zgjatur katër orë në Liqenin e Ujmanit në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore