Gjigandi botëror i ushqimit të shpejtë, KFC, ka hedhur në treg një konsolë të re, e cila është e pajisur me një “dhomë” që mban ushqimin tuaj të ngrohtë gjatë kohës që luani.
The future of gaming is here.
Introducing the KFConsole. #PowerYourHunger pic.twitter.com/ssUrX41Ab1
— KFC Gaming (@kfcgaming) June 12, 2020
KFConsole është pjesë e partneritetit midis kompanisë Cooler Master dhe KFC. Pajisja, e cila ka formën e koshave klasikë ku KFC-ja servir pulën e skuqur, do të jetë konsola e parë në botë që mban ngrohtë ushqimin.
“E ardhmja e videolojërave është këtu”, shkruhet në Twitter-in e KFC. “Mban ushqimet ngrohtë, gati për t’u konsumuar gjatë sesioneve intensive të lojërave”.
Dhoma e posaçme mund të përdoret sigurisht për të futur ushqimin klasik të KFC, pulën e skuqur. Por, ajo mund të shërbejë dhe për ushqime të tjera, ose “snack” të ndryshëm.
Për ata që janë meraklinj të specifikimeve, pajisja do të vihet në punë nga procesori Intel Nuc 9 Exptreme Compute Element. Memoria do të jetë 1 terabyte SSD.
Grafika do të jetë e përkryer, e përshtashme për t’u luajtur në 4K. Mund të adaptohet deri në 240 frame në sekondë. Mjafton të përmendet fakti se konsola e Sony-t, Play Station 5, arrin vetëm deri në 120 frame në sekondë.
Në fakt, KFC-ja nuk i ka kursyer as batutat në media sociale. “Nëse Sony ose Microsoft duan këshilla mbi si bëhet një konsolë, janë të mirëpritur të kontaktojnë”.
Çmimi nuk është bërë ende i ditur, por nga zërat e parë, do të jetë rreth 2 mijë dollarë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE