Sport

Keylor Navas drejt Serie A


Keylor Navas mund të largohet nga PSG-ja këtë verë. Portieri po kërkon një skuadër ku të jetë titullar, pasi në Paris, Gianlugi Donnarumma po shikohet gjithnjë e më shumë si numri “1” në portë.

Ish-portieri i Real Madrid-it ka një ofertë serioze nga klubi i Napoli-t, sipas mediave italiane.

Me këta të fundit që humbën shërbimet e David Ospina dhe po hasin shumë vështirësi në transferimin e Kepa Arrizabalaga-s nga Chelsea.

35-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në verën e 2024. Ndaj opsioni i parë i Napoli-t është afrimi i tij në huazim me të drejt blerje në fund të sezonit.

Megjithatë, skuadra pariziene do të preferonte ta shiste menjëherë portierin veteran. Kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Navas i cili më herët ka mbrojtur portën e Real Madrid, u transferua në Paris në vitin 2019 për 15 milionë euro.

Me skuadrën nga “Parc des Princes” ai numëron 106 paraqitje, ku në 49 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore