Sport

Kërkohet nga disa skuadra, Dortmund e cakton çmimin e mbrojtësit të tyre


Futbollisti i Borussia Dortmund-it, Thomas Meunier, po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Kontrata e mbrojtësit të krahut skadon në vitin 2024 dhe mediat gjermane raportojnë që ai nuk do ta rinovojë kontratën me futbollistin belg.

Në këtë mënyrë, Dortmund është i detyruar ta shesë gjatë kësaj vere, për mos ta humbur me parametra zero në vitin tjetër.

Mediat në Gjermani raportojnë që verdhezinjtë janë të gatshëm ta shesin atë në verë dhe kërkojnë 15 milionë euro për kartonin e tij.

Në këtë sezon Meunier ka regjistruar vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat, ku e ka bërë edhe një asistim.

31-vjeçari është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Paris Saint-Germain si transferim i lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore