Kosova

“Kërkohej nga INTERPOL-i” – ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoninë e Veriut


Ilustrim

Mediat maqedonase, të martën, kanë raportuar se një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar të hënën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kërkohej nga INTERPOL-i.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit”.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se i njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të ‘Kisella Vodës’ për veprime të mëtejshme.

Ndryshe më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte u arrestua edhe Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore