Sport

Kërkohej nga Chelsea, Gvardiol: Jam i lumtur te Leipzig


Qendërmbrojtësi i Leipzig, Gvardiol, ka komentuar raportet se Chelsea-n që e dëshironte atë gjatë afatit kalimtar të verës.

“Jam i lumtur te Leipzig, kam ende shumë për të mësuar dhe duhet të punoj për veten time. Kam njerëz që merren me të, nuk kam menduar për një transferim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në dimër”, i tha Gvardiol botimit kroat “Index.hr”.

Në vend që të largohej gjatë verës, Gvardiol zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë deri në vitin 2027 me “Die Roten Bullen”.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj drejtuesve të klubit që më përfshinë në planet e tyre afatgjata dhe duan të vazhdojnë rrugën e tyre me mua në bord”, tha Gvardiol.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën deri në vitin 2027, sepse ka shumë më tepër që dua të arrij me Leipzig”, tha ai.

20-vjeçari u bashkua me Leipzig në verën e 2021, pasi mbërriti nga Dinamo Zagreb për shifrën e 19 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore