Sport

Kërcënimet nga ISIS-K në Euro 2024, Policia arreston katër persona në qytetin ku do të luajë Shqipëria


Policia gjermane ka arrestuar katër adoleshentë të dyshuar për terrorizëm që planifikonin sulme për llogari të ISIS-K me thika dhe kokteje molotovi.

Ngjarja vjen ndërsa zyrtarët e sigurisë përgatiten për një sulm të mundshëm të IS-it në ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani këtë verë.

Katër djem dhe vajza të reja u arrestuan pranë Dusseldorf nga policia pasi zbuluan planet e tmerrshme të grupit, raporton “Bild”.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Dusseldorf, atë ndaj Spanjës, më 24 qershor.

Hetuesit “u tmerruan” kur zbuluan se adoleshentët, të moshës vetëm 15-16 vjeç, kishin në posedim një hanxhar dhe po shkruanin mesazhe në një bisedë grupore për sulmin ndaj qyteteve gjermane.

Vetëm pak ditë më parë ISIS lëshoi një kërcënim shqetësues për ndeshjet e Champions League të zhvilluara në Londër, Madrid dhe Paris.

Zyrtarët gjermanë besojnë se ISIS-K, i cili kreu sulmin më vdekjeprurës ekstremist islamik në Moskë vetëm disa javë më parë, ka një prani të konsiderueshme në Evropë.

Ata thuhet se kanë një rrjet prej më shumë se 100 agjentësh në Evropën Perëndimore me 50 vetëm në Gjermani.

Dortmundi, Dusseldorfi dhe Kolni ishin të gjitha si lokacione të mundshme për sulmin shqetësues të adoleshentëve, por asnjë plan i hekurt nuk doli prej arrestimit të tyre.

Gjithashtu, Dortmundi është një tjetër vend ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshje gjatë Euro 2024. Kuqezinjtë do të hapin fushatën pikërisht në “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmund-it më 15 qershor ndaj Italisë.

Ndeshja tjetër e kuqezinjëve do të jetë më 19 qershor përballë Kroacisë në “Volksparkstadion Hamburg”.

Sigurimi i shtetit gjerman i frikësohet sulmeve terroriste gjatë Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore