
Ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që hetojnë keqpërdorimet me librat amëz.
“Edhe një betejë me keqpërdorues. Kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, ka shkruar në Facebook Nagavci.
Ajo ka shtuar se “këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve.
“Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve”, ka theksuar ajo.
Nagavci ka bërë të ditur po ashtu se gjatë ditës përmes një shkrese ka kërkuar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi që ta informojë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë proces.
“Si Ministre e Arsimit pres që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë”, ka potencuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës dhe pesë të tjerëve
-
Policia sekuestron dhjetëra kamera të tjera sigurie në tre qarqe
-
Austria dëbon 4 diplomatë rusë me bazë në Vjenë
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave