Jetesë & Stil

Kelly Clarkson detyrohet të paguaj për çdo muaj me para ish-bashkëshortin e saj


Këngëtarja e njohur, Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200 mijë dollarësh amerikan në muaj pas divorcit të tyre.

Një pjesë e shumës do të jepet si ndihmë bashkëshortore ndërsa pjesa tjetër për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington, pasi që Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e famshme kishin paraqitur kërkesën e tyre drejt divorcit në muajin qershor të vitit 2020 dhe Blackstock kishte kërkuar një shumë dyfish më të madhe sesa ajo që gjykata e ka aprovuar, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Kujtojmë se Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel.

Pas divorcit këngëtarja e kishte akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se “kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona”.

Ndërkaq sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me orar të plotë.

Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81 mijë dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore