Gatimi

Kek me portokall për 5 minuta


Keku me portokall është një nga recetat më të thjeshta e të shpejta. Për këdo që kohën e ka të limituar por dëshiren për gatim të madhe, kjo mbetet ideale.

Përbërësit për një tavë me diametër 24-26 cm:

300 g miell; 170 ml ujë ;160 g sheqer; 160 g gjalpë (i shkrirë e i vakët); lëngu dhe lëkura e 1 e 1/2 portokalli, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira.

Për përgatitjen përziejmë ujin me gjalpin në një enë. Shtojmë lëngun dhe lëkurat e portokajve, sheqerin dhe në fund, sitim miellin dhe e shtojmë bashkë me sodën.

Brumin e hedhim në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë, për rreth 45-50 minuta.

Për të parë nëse është pjekur, bëjmë proven me kruajtëse dhëmbësh, nëse ajo del e pastër, keku ka përfunduar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore