Lajme

KEDS: Çmimi i rrymës u dyfishua në berzat ndërkombëtare


KEDS.

Çmimet e energjisë elektrike janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare, kështu duke shkuar në afro 500 euro për megavat.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala.

“Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në tregjet ndërkombëtare. Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala në rrjetin social ‘Facebook’.

“Të njëjtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në dite në tregjet ndërkombëtare”.

KEDS.

Me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, ka marr vendim shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Ky propozim ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave si dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh”.

Tutje, ZRRE ka sqaruar edhe tarifat për shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

“Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se rreth 20 për qind e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Edhe më 16 nëntor, zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim që të gjobit KESCO-n me 8.4 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë.

Ky vendim është marrë nga bordi i ZRRE-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore