Gatimi

Kec i pjekur me patate, shije dhe traditë


Aroma dhe shija e mishit të kecit, shoqëruar me patate dhe patëllxhanë, krijon kombinim fantastik. Pas gatimit në tavë, mishi i mbetur mund të bëhet pjesë e recetave të tjera po aq të shijshme, si sandwich apo sallatë.

Përbërësit: 1 kg mish keci, 100 gr djathë i bardhë, 600 gr patate, 200 gr patëllxhanë, kripë, piper, rigon vaj ulliri.

Përgatitja

Në fillim presim mishin në 4 pjesë, përkundër fijeve të muskulit. Të gjitha bashkë i vendosim në një enë dhe i ziejmë me pak ujë për 15 minuta.

Presim patatet në 6 pjesë dhe i shtrojmë në tavë.

Shtojmë mishin e zier, bashkë me patëllxhanët e prerë, erëzat, vajin dhe kripën.

E vendosim tavën në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit vendosim djathin e bardhë të thërrmuar.

Mund ta shoqëroni dhe me sallatë dhe verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore