Shëndet

Kathy Griffin diagnostikohet me kancer në mushkëri


Kathy Griffin - Aktore e komedisë

Aktorja e famshme amerikane e komedisë, Kathy Griffin, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri, ani pse ajo “nuk pi duhan”.

Griffin, ka thënë se do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr një pjesë të madhe të mushkërisë së saj të majte, ndërsa ka shtuar se kanceri momentalisht është në fazën e parë.

Kathy Griffin e shtrirë në spital.

Ajo lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa ka thënë se mjekët që po merren me trajtimin e sëmundjes së saj janë shprehur “optimistë” për shëndetin e Griffin.

“Më duhet t’ju them djema diçka. Kam kancer. Unë jam gati të hyj në kirurgji për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë”.

“Po, kam kancer të mushkërive edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan! Mjekët janë shumë optimistë pasi është faza e parë”, ka shkruar ajo.

Aktorja, 60 vjeçe, tha se ajo shpreson se nuk do të ketë nevojë të marrë kimioterapi ose trajtim me rrezatim pas operacionit dhe “duhet të ketë funksion normal me frymëmarrjen time”.

“Unë duhet të ngrihem dhe të vrapoj si zakonisht brenda një muaji ose më pak”, shtoi ajo.

Ish-ylli i “Fashion Police” siguroi fansat se do të jetë “mirë” dhe përfundoi shënimin e saj duke inkurajuar lexuesit të vaksinohen për COVID-19.

“Sigurisht që jam plotësisht e vaksinuar për Covid. Nëse nuk do të isha e vaksinuar, pasojat do të ishin edhe më serioze. Ju lutemi qëndroni të azhurnuar në kontrollet tuaja mjekësore”, ka shtuar ajo.

Kathy Griffin me nënën, Melanie.

Ajo ishte shtruar në spital në vitin 2020, vetëm disa ditë pasi nëna e saj 99-vjeçare kishte vdekur me simptoma “të padurueshme dhe të dhimbshme” të ngjashme me Covid, por që nuk ishte në gjendje të testohej për virusin për shkak të kufizimeve në atë kohë.

Në një intervistë në “Nightline”, Griffin ka pranuar se “ishte e habitur kur mori diagnozën rreth dy javë më parë”.

“Isha padyshim në shok. Unë jam akoma pak në shok, nuk e mohoj por thjesht pyes vetën ‘Si ka mundësi’”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, deri në vitin 2020, ajo ishte e martuar me profesionistin e marketingut, Randy Bick, i cili është 18 vjet më i ri në moshë.

Kathy Griffin dhe Randy Bick.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore