Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar katër vdekje për 24 orë në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku njoftohet se një shtetas i huaj ka vdekur në Prishtinë.
“Njësiti emergjencës ka dalë në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.
Për vdekjen tjetër në Fushë Kosovë potencohet se viktima është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
“Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Edhe një person tjetër është gjetur i vdekur në Pejë, në banesën e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.”.
Ndërkaq, në Dragash, viktima u dërgua pa shenja jetë në një klinikë private.
“Sipas familjarëve viktima ka përdorur një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.
Policia ka nisur hetimet për këto raste.
Ndërsa, një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar të dielën, pasi dyshohet se ka mashtuar një person rreth një pagese në Podujevë.
“Më datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike
-
Tahiri: 9 shkurti do jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit