Lajme

Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar katër persona të vdekur nga COVID-19 dhe 84 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 3 mijë e 823 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 786 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 5 mijë e 371.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 880.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 757 mijë e 649 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 484 mijë e 300.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë dy persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore