Kosova

Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë


Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona të lënduar në aksidentin te Parku i Biznesit ku u përfshinë tri vetura – flet policia

Si pasojë e një aksidenti trafiku, ku janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga Policia për mediat në Prishtinë.

Nga pamjet që janë publikuar, njëra nga veturat e aksidentuara është rrokullisur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore