Përballje

Katër gola për vendin e katërt, Manchester United fiton përballë Leeds United


Sot në “Elland Road”, u zhvillua spektakël në ndeshjen mes Leeds United dhe Manchester United.

Manchester United zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke pasur dominim që nga minuta e parë e takimit.

Edhe pse skuadra e Rangnick po zhvillonte lojë shumë të mirë në lojën me pasime, goli erdhi nga ajri.

Ishte Harry Maguire i pari që shënoi me kokë, e pas tij edhe Bruno Fernandes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-2, me United që dukej se po i drejtohej një fitore të lehtë.

Mirëpo, pa u mbyllur dhjetë minuta në pjesën e dytë Rodrigo dhe Raphinha shënuan dy herë për dy minuta për të barazuar rezultatin.

Por, djajtë e kuq arritën që të qëndronin të qetë, dhe arritën që përsëri të shënojnë dy gola, për të fituar takimin.

Fred shënoi në minutën e 70-të dhe Anthony Elanga në të 88-ën.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që United dhe Leeds shënojnë gjashtë gola në takimet e ndërsjellta.

United ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë dhe Leeds në vendin e 15-të me 23.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore