Shëndet

Katër arsye për të pirë çaj kamomili çdo natë


Çaj kamomil

Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë, por hulumtimet tregojnë se kjo bimë shumë e dobishme gjithashtu ndihmon në zbutjen e ndjenjave të ankthit dhe është e mirë për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Kur pini një filxhan çaj kamomili pas darkës, mund të ndiheni më të relaksuar dhe gati për të fjetur. Por nuk është vetëm lëngu i ngrohtë aromatik që qetëson.

Kamomili ka veti që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe humorit, mbështesin shëndetin e kockave dhe lehtësojnë dhimbjet.

Ndihmon me pagjumësinë

Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë. Kjo për shkak se kamomili përmban apigeninë, e cila është një flavonoid. Flavonoidet janë kimikate që u japin bimëve ngjyrë dhe bollëk të antioksidantëve dhe ndihmojnë trupin të luftojë toksinat.

Ruan shëndetin e kockave

Çaji i kamomilit është i mirë për shëndetin e kockave, sepse flavonoidet në kamomil ndihmojnë kockat të riparohen dhe të rriten. Gjithashtu, kamomili mund të ndihmojë në rregullimin e aktiviteteve të shëndetshme të ndërtimit të kockave. Ky zbulim mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për gratë që janë të prirura ndaj osteoporozës në menopauzë, reduktim të estrogjenit dhe humbje kockore.

Lehtëson dhimbjet menstruale

Deri në 93 përqind e grave mund të përjetojnë dhimbje menstruale gjatë jetës së tyre dhe çaji i kamomilit mund të jetë një nga zgjidhjet për këtë problem. Pijet e ngrohta dhe qetësuese mund të lehtësojnë dhimbjen. Megjithatë, kamomili është më i mirë sepse, si nenexhiku dhe barishtet e tjera, kamë efekte anti-spazmatike. Struktura kimike e kamomilit përmban aminoacide që lehtësojnë relaksimin e mitrës.

Ndihmon me ankthin

Kamomili është i mirë për ankthin kryesisht për shkak të efekteve të tij në simptomat e gjendjes. Duke përmirësuar gjumin, duke relaksuar muskujt, duke ulur presionin e gjakut dhe duke mundësuar një gjendje relaksi, ju mund të reduktoni simptomat e ankthit si pagjumësia dhe nervozizmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore