Sport

Kategoria Superiore U21/ Laçi fiton në frymën e fundit dhe merr kreun


Kanë përfunduar katër sfida të javës së 19 të Kategorisë Superiore U21 të Shqipërisë. Bie në sy fitorja e Laçit ndaj Bylisit, ku kurbinasit morën edhe kreun e renditjes.

Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo midis Laçit dhe Bylisit. Kurbinasit fituan me rezultatin 2-1, duke siguruar tri pikët që e ngjisin në krye të renditjes.

Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh, me golin e Serxhio Ujkës. Redon Xhixha shënoi dy golat e fitores për Laçin, një prej të cilëve në minutën e 90+4′.

Turbina ka fituar me rezultatin e thellë, 1-4, në fushën e Shënkollit. Latifi (dy gola), Metaj dhe Luis Pedro Vilaneva shënuan për miqtë. Golin e vetëm të vendasve e shënoi Djala.

Teuta dhe Kukësi u ndan në barazim 2-2. Për vendasit shënuan Zogaj dhe Kapllani. Për verilindorët shënuan Balla dhe Hallaçi.

Kastrioti fitoi me rezultatin minimal përballë Tiranës. Golin e fitores për krutanet e shënoi Daci.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore