Sport

Kategoria Superiore U21/ Bylisi shpartallon Vllazninë, Laçi ngjitet i dyti


Kategoria Superiore U21 ka lujtur katër ndeshje për javën e 25 të saj. Bylisi dhe Tirana kanë fituar me nga pesë gola, ndërsa Laçi ka shënuar shtatë herë në portën e Football Republic. Kastrioti me Teuten nuk është luajtur.

Bylisi vijon me ecurinë pozitive të rezultateve. Kësaj radhe ka mposhtur me rezultatin 5-0 Vllazninë, në fushën e këtyre të fundit. Golat e ballshiotëve u shënuan nga Spahiu, Qardaku, Ujka, Carkanji dhe Emini.

Tirana ka fituar me rezultatin 5-0 përballë Turbinës. Golat për bardheblutë u shënuan nga Alija (dy gola), Demaj (dy gola) dhe Karakushi.

Kukësi ka fituar përballë Dinamos, në fushën e këtyre të fundit, me rezultatin 1-2. Golat për Kuksianët u shënuan nga Tabaku dhe Zijai. Për Dinamon shënoi Axjillari.

Sfida midis Football Republic dhe Laçit pati më shumë gola, për këtë javë në Superioren U21. Laçianët fituan me rezultatin 7-5. Për vendasit shënuan Ndreu, Sula, Teqja (dy gola) dhe Hodo. Për Laçin shënuan Prenga (tre gola), Sulovari (dy gola) Bejzade dhe Kasmi.

Kur janë luajtur 23 javë në Superioren U21, Bylisi udhëheq me 60 pikë, ndiqet nga Laçi me 57 pikë dhe Vllaznia me 54 pikë.

Renditja e Kategorisë Superiore U21:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore