Sport

Kategoria Superiore U21/ Bylisi rimerr kreun, Vllaznia blindohet në top treshe


Kanë përfunduar pesë sfida të Kategorisë Superiore U21 për javën e 20. Bylisi ia ka dal të mposhti Teutën duke rimarr kreun e renditjes.

Në Ballsh vendasit kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Teutën. Golat erdhën nga Spahiu dhe Beji.

Kukësi ka fituar përballë Shënkollit me shifrat 5-2. Golat për kuksianët u shënuan nga H.Balla, A.Zijaj (dy gola), T. Selimi dhe Xh. Osma. Për miqtë golat u shënuan nga E.Djala.

Turbina fitoi me rezultatin 4-0 përballë Akademisë së Futbollit. K.Fejzaj shënoi tripletë dhe një gol erdhi nga A.Latifi.

Tirana ka fituar po 4-0, e cila përballë kishte Football Republic. R. Danso, M Beshiraj (dy gola) dhe A. Demaj shënuan për bardheblutë.

Vllaznia fitoi me rezultatin 0-2 përballë Dinamos. Golat u shënuan nga Hoxha dhe Stafa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore