Sport

Kategoria Superiore U21/ Bylisi dhe Laçi nuk falin


Kanë përfunduar pesë sfida të Kategorisë Superiore U21, të luajtura për llogari të javës së 17-të.

Bylisi ka marr një tjetër fitore. Ballshiotët kanë mposhtur Kukësin, me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Morgon dhe Anthony Beji.

Laçi ka arritur të marrë një fitore bindëse përballë Turbinës me rezultatin 4-1. Për kurbinasit shënuan Bytyçi (dy gola), Hasaj dhe Bruka. Për miqtë, golin e nderit e shënoi Hasa.

Kastrioti ka humbur përballë Vllaznisë me shifrat 1-3. Për vendasit goli erdhi nga një autogol i Shemas. Për shkodranët shënoi triplet Coba.

Shënkolli dhe Tirana janë ndar në barazim 1-1. Për vendasit shënoi Hila, për bardheblutë Beshiraj.

Teuta ka fituar përballë Apolonisë me shifrat 2-1. Kapllani dhe Shtama shënuan për vendasit. Vasilaj shënoi për fierakët.

Kategoria Superiore U21, kryesohet nga Bylisi, me 42 pikë, ndiqet nga Laçi me 38 pikë, Vllaznia me 36 pikë, Teuta me 26 pikë, Kukësi dhe Dinamo me nga 23 pikë, Tirana me 22 pikë, Kastrioti me 20 pikë, Apolonia me 19 pikë, Turbina me 18 pikë, Shënkolli me 12 pikë, Football Republic me katër pikë dhe Akademia e Futbollit me tre pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore